Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të marrë përkrahje gjithandej. ‘Dardanët’ do të jenë në përkrahje të djelmoshave të Bernard Challandes edhe në duelin me Bullgarinë në udhëtim.
Ndërkohë, një tifoz ka shkuar më larg. Ai ka vendosur që të paguajë shpenzimet e autobusit dhe t’u sigurojë udhëtim falas tifozëve.
Fjala është për tifozin e Dritës dhe të Përfaqësueses, Adi Sylqevci, i cili jeton dhe vepron jashtë vendit.
Dueli Bullgari – Kosovë zhvillohet më 10 qershor në Sofje.