Tifo grupi “Intelektualët”, tifozë të Dritës ishte njëri ndër grupet më aktive që u organizua për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Dhjetra mjete transportuese kanë dërguar veshmbathje dhe matriale ushqimore drejt Shqipërisë për tu ndihmuar banorëve që u përballën me pasojat e tërmetit në javën e shkuar, i cili goditi zonën e Durrësit dhe Thumanës.
‘Bardhekaltërit’ gjithashtu kontribuan edhe me mjete financiare, derisa aksioneve të tyre iu bashkangjitën një numër i madh biznesesh dhe qytetarë gjilanas.
Ata po ashtu kanë arritur që nga Shqipëria ti strehojnë dhjetra familje në qytetin e Gjilanit, me ç’rast kanë edhe një falenderim publik për të gjithë pjesëmarrësit e këtyre aksioneve:
“ARMATË E MADHE!!!
Intelektualët janë mirënjohës ndaj të gjithë qytetarëve të Gilanit, për gatishmërinë që na ofruan në këto ditē.
Mirënjohës për besimin që keni pasur ndaj iniciativës tonë, për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.
Faleminderues pa fund për gjithësecilin prej nesh që pa rreshtur ditë e natë nuk u lodhën, duke qëndruar bashkë, se vetëm të bashkuar i arrijmë të gjitha.
Faleminderit juve bizneseve, qytetarëve të Gilanit që me gjithqka që patët në forma të ndryshme ndihmuat në anën financiare, ushqimore, me veshmbathje, vullnetarët për strehimin e personave të ardhur nga Shqipëria.
Faleminderit familjeve që strehuan në shtëpitë e tyre gjithë të ardhurit nga Shqipëria.
Grupi jonë me ndihmën e vullnetarëve arritën të strehojnë 10 familje të prekura nga tërmeti.
Për fund, faleminderit gjithë secilit për respektin dhe kulturën që keni treguar ndaj nesh dhe participimin e juaj ndaj të prekurve nga tërmeti.
Shpresojmë që tragjedi të tilla mos të përsëritën më kurrë.
Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjëta Shqipëri”, kane shkruar Intelektualet.