Një grup i shkrimtarëve dhe artistëve i kanë shkruar një letër ambasadorit amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers, duke e pyetur përse e ka fyer popullin maqedonas dhe identitetin e tij gjatë ligjëratës në UEJL.
“Me ligjëratën tuaj në UEJL në Tetovë na keni fyerë rëndë, duke na shkaktuar dëme të mëdha të shtetit maqedonas dhe popullit maqedonas. Por, në të njëjtën kohë, e kemi demaskuar plotësisht politikën amerikane në Ballkan”, shkruan në manifestin maqedonas dërguar ambasadorit Wohlers, transmeton “Zhurnal”.
“Ne, nga manifesti maqedonas, e dimë se për një zyrtar, punë e të cilit është ta paraqesë politikën e jashtme të Amerikës, është djallëzore që të paraqat veten e tij si ndonjë profesor i shquar botëror, i cili mban ligjërata në universitete të ndryshme, e sidomos sikur këta ligjërata që kanë lidhje me identitetin e një populli, i cili në fakt është i penguar nga fqinjët e tij të cilët nuk ia lejojnë të drejtën themelore të njeriut – të drejtën për vetidentifikim. Duam vetëm të pyesim ‘profesorin’ Wohlers, nëse keni doktoruar te presidenti grek Papuljas, i cili ngjashëm sikur ju na porositi që të dorëhiqemi nga maqedonizmi”, shkruhet në manifestin maqedonas.
“Gjithashtu duam që ta sqarojmë dilemën tuaj të identitetit dhe t’u themi se jeni në të drejtë kur thoni se nuk jeni as danez, as gjerman, por duhet tua tërheqim vërejtjen në faktin se aspak nuk ngjani si amerikan, pasi si pjesëtar i kombit amerikan i cili ka marrë funksion të përgjegjshëm në shtetin tjetër, është e logjikshme ta përfaqësoni politikën amerikane. Ju neve, në fakt sipas identitetit na ngjani si grek, i cili e aplikon politikën greke të gjenocidit ndaj Republikës së Maqeodnisë dhe popullit të saj shumicë, përveç se nëse politika amerikane dhe greke nuk janë sinkronizuar në qëllimin që maqedonasve tua heqin identitetin”.
Ambasador Wohlers, ne e kemi shumë të qartë se është shumë e vështirë për një njeri që me identitet të lidhet me një popull i cili ka kryer gjenocid ndaj banorëve të vjetër vendas, Indianëve. Jemi të vetëdijshëm që është e turpshme që të kërkohen rrënjët te ata të cilët për disa shekuj kanë udhëhequr me robër, duke e trajtuar gjithë një racë njerëzore si majmunë.
Jemi të bindur që është e pamundur të krijosh simpati për veten nëse i përket një kombi i cili ka provuar bomba ndaj grave dhe fëmijëve në Kore dhe Vietnam. Dhe, mos të shkojmë më largë. Duhget t’iu vijë turp që para pak kohësh në mënyrë jolegale e bombarduat Serbinë, kurse në vitin 2001, neve na dërguat terroristë nga Kosova, sipas fjalorit që e përdorte sekretari general në NATO, Robertson, që pastaj ti kualifikoni si “humanitarë”.
Për këtë arsye, ambasador Wohlers, është e pahijshme që popujve të tjerë t’iu mbani ligjërata për identitetin e tyre. Ne nuk jemi as danezë, as gjermanë, as amerikanë. Me shekuj jemi maqedonas dhe mbajmë identitetin kombëtar maqedonas.
Nëse më, keni filluar të mendoni ta injoroni popullin maqedonas, atëherë duhet të lexoni pjesë të botimevete të gazetave amerikane në fillimin e shekullit 20 që të mësoni se edhe kombi amerikan ka qenë i vetëdijshëm që ne ekzistojmë. Pikërisht në bazë të kësaj, ambasador Wohlers, duhet t’iu mbani lëgjërata bullgarëve dhe grekëve, të cilët krejtësisht në mënyrë jocivilizuese, ende na injorojnë si popull.
Në vend të kësaj me shprehjet që i keni thënë në Tetovë, pikërisht ata i keni mbështetur, që është e turpshme për SHBA-të. Kështu në mënyrë shumë të vetëdishme, nxiten edhe shqiptarët në vend edhe kundër emrit të shtetit edhe kundër popullit maqedonas.
Duke e pasur parasysh këtë, për shkak të trajtimit të paturpshëm të populliut maqedonas, na takonte t’iu vendosim një karton të kuq (të merituar!), ne nga manifesti maqedonas, dëshirojmë të paralajmërojmë që të mos pështyhet ndaj mikpritjes tonë. Kjo është një shoqëri e civilizuar, me rrënjë të thella historike, dhe jo si një koloni amerikane ose territor i okupuar”, thuhet në fund të manifestit maqedonas që e ka publikuar “Libertas”.
Anëtarë të Këshillit iniciativ të “Manifestit maqedonas”:
Eftim Kletinov (poet), Zapro Zaprov (kompzitor), Georgi Barbarovski (poet), Stojan Stojkov (kompozitor), Stefan Vllahov – Micov (historian), Sllobodan Prenxhov (profesor universitar), Vasil Atanasov (muzicient), Aleksandar Rusjakov (shkrimtar).