Intelektualët e reduktuar në “fëmijë“!

Intelektualët e reduktuar në “fëmijë“!

Këtë, do ta quaja formulë! E futi në diskursin tonë publik mbarëkombëtar, për hërë të parë, Fatos Lubonja. Në një debat në NEWS24 me gazetarin Ylli Rakipi, duke debatuar për Ismail Kadaren dhe kritikën që i bënë veprave të tija, ka thënë se Ismail Kadare nuk ka qenë desident dhe tërë kohën po mundohet ta mohoj se ka bashkëpunuar me sistemin komunist dhe i ka shërbyerë atij. „Ismail Kadare edhe pas shembjesë së komunizmit ka vazhduar ti shërbejë politikës dhe sistemit në transicion“, pohoi Lubonja.

Zejnullah Jakupi

„Reduktimin“ e intelektualëve në fëmijë, Fatos Lubonja e shpjegon me personazhin e romanit (Njëriu i pa fat) të shkrimtarit hungarez Imre Kertész i cili ka për personazh një fëmijë 14-vjeçar. Fatos Lubonja tregon, kur e pyesin shkrimtarin, fituesin e çmimit nobel për letërësi, pse ke marrë një fëmijë personazh i cili ka përjetuar dhe mbijetuar holokaustin? Ai është përgjigjur; se diktatura(unë do thosha edhe të njëtën gjë bënë edhe sistemi autokratik) i redukton njerëzit në fëmijë, në fëmijë që duan të mbijetojnë. Dhe të jetosh do të thotë të bashkëpunosh me ta, thotë Lubonja.

Çështja e bashkëpunmit apo e desertimit ndaj një pushteti, siç ishte edhe me shqiptarët e Kosovës para luftës akoma është aktuale. Kur është sistemi i mirë dhe kur funksionon, është lavdi të jesh në anën e tij. Në rastet tjera, është turp dhe tradhëti!

Në arenën tonë mbarëkombetare, ka dy lloj pushtetesh (shtetesh) të cilat konkurojnë me njëra-tjetrën. Ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Qeveria shqiptare pra, kryeministri Rama, ka emëruar, siç njoftoi në FB Besa Shahinin si zëvendësministre në ministrinë e arsimit të qeverisë shqiptare. Ky shembull i mirë është kundër-efekt ndaj parisë kosovare e cila kuadrot e mira i redukton në „fëmijë“, i injoron, siç ishte rasti i Besa Shahinit, të tjerët, i arreston me urdhëra të Serbisë, siç është rasti me Sadri Ramabajën.

E para është në kërkim të profesionistëve, një udhërrëfyese se si t´i edukojmë brezat, sa u japim hapësirë dhe i lëmë të zhvillohen pa frikë dhe pa i detyruar të ikin nga atdheu i tyre dhe, pa i reduktuar në „fëmijë“ e në identitet pa armdhëri.

Ana tjetër, për çudi e ka mbushur kabinetin e saj me amaterë, me simpatizantë dhe manipulantë partiak. Përderi sa Shqipëria ka bërë konsultime disa ditë e javë se edhe Veton Surroi, do të emërohet në postin e ministrit të jashtëm mbase mrekullia nuk ndodhi, Republika e Kosovës e ka reduaktuar atë në kundërshtarë politik, gjithë këto vite.

Edi Rama theu mitin. Nuk pyeti nga është Besa Shahini (dhe prurje tjera nga Kosova), as çfarë orientimi politik ka(kanë)? Vetëm shikoi CV-në e saj, shkollimin. Besa Shahini thotë se ndihet e nderuar që puna e saj e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

„Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon.“.

Emrimi i saj në këtë post vlerësohet si thellim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim i kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve.

Po çfarë po bënë ana këndej drinit?

Në mënyrë decidive mund të thuhet se gjithë këto vite ngjashëm u veprua ndaj intelektualëve, siç po ndodh edhe ndaj Dr. Sadri Ramabajës. Disa arritën majat e pushtetit me „strategji“. Ata u bënë urë kaluese e personazheve të inkriminuara, ju bënë dorë e djathtë atyre (grupit të oligarëve), të cilët, që nga viti 1999 vegjetojnë dhe përdorin intelektualët si trampolinë ose këta të fundit i përdorin të parët si mekanizëm për të bërë karrierë.

Formula e Lubonjës është një matës i mirë për të analizuar fenomenin kosovar

Intelektualët e rangut evropian dhe kritik në Kosovë nuk vlerësohen as nuk respektohen, por përdoren dhe keqperdoren e shpesh në momente të caktuar reduktohen në fëmijë, si tek romani i shkrimtarit hungarez Imre Kertész?

„Reduktimi“ i ka bërë shumë personazhe të politikës (akademikë, shkrimtarë, gazetarë, madje edhe këngëtarë) “shërbyes”, i ka shëndërruar ata në akterë që sillen si fëmijë, të cilët bashkëpunojnë me „rezhimin“(kastën politike) vetëm për të mbijetuar(për ta mbijetuar krizën e rëndë ekonomike në vend). Pyetja të cilën shtron z. Lubonja është se si të dalim nga kjo gjendje, nga gjendja e fëmijës tek gjendja e të rriturit?

Intelektualët, në gjithë këto vite, ishin si mes dy zjarresh; t´i thuash po konformizmit, ti thuash, PO, ishe në anën e fituesit, t´i thuaje JO, ishe në anën e kundërshtarit(mes fushor nuk kishte) ose kishte vetëm në letër (shoqëri civile) e cila madje, duhet të financohet nga shteti që ta kritikojë edhe të protestojë natyrisht gjithmonë me mjete demokratike, me kritika kundër qeverisë. Pra „kundërshtimi duhet kuptuar edhe si formë e shprehjeve simbolike, kur i thua se nuk mendon si qeveria, kur nuk je vartës i saj, kur nuk i shërben asaj si „robot“.

Sado që të jesh i shkolluar, sado të kesh dinjitet dhe integritet personal dhe profesional, nëse nuk je me pushtetin“, thotë Fatos Lubonja pushteti nuk të ndihmon, por të fundos, nëse nuk bashkëpunon qoftë edhe me heshtje, shpesh herë, ai të të injiron, të harron, të izolon…, të arreston, të burgosë, shton ai.

Kompleksiteti i këtij fenomeni është tepër i tejdukshëm. Sepse pushteti reduktues në Kosovë për të cilin po flasim nuk janë vetëm pushtet, pra qeveri në kuptimin e drejtë të fjalës. Ajo është një torso, nuk ka fytyrë, nuk është ligji, as drejtësia. Ajo nuk është republika as shteti, „ajo“ ose „ata“ janë subjekte, janë një grup oligarshësh. Disa u thonë „SHIK“, disa u thonë „komandanta“, disa „PRONTO“, e disave të tjerë „spiujë të UDB-së“, etj etj. Albin Kurti si kritik më i rreptë i ketij fenomeni, bashk me vartës të tjerë thonë haptas se askush nuk mund të bëjë karrierë pa qenë i preferuar i tyre, në rrethana të tilla; je pa fat nëse nuk ju nënshtrohesh strukturave të tyre informale.

Modeli i reduktimit ka edhe efekt anësor. Rasti tipik paraqet Arbana Xharra. Ajo ishte më parë kritike e shoqërisë civile, u „reduktua”, sepse bënte kritika, por aktopodi nuk e merrte seriozisht. Ajo ishte grindavece, natë e ditë e kritikonte qeverinë. Me pas modeli reduktues e „transformoi“ , brenda natës, përshtatja ishte epokale!

Kthesa tek qendra. Aty ku buron e keqja, shantazhi dhe “Turpi i marrëzisë”(H. Lefebvre)

Fenomeni i reduktimi të intelektualëve në fëmijë është një model i përshatshëm për ti përshkruar elitat politike në Kosovë. Sipas këtij modeli sistemi i tillë autokrat nuk lejon zhvillimin e personaliteteve jashta këtij sistemi oligarësh dhe të korruptuarish. Çdo veprim i elementit kundërshtues politik që drejtohet si kritikë kundër veprave abuzive dhe keq-qeverisjes reduktohet në tentativë për ta kthyerë atë „kritikë“ose atë „protestë“ në sulm verbal dhe tentativë gjoja se kjo po bëhet për të rrezuar pushtetin „rendin kushtetues” ose përpjekje për rebelim dhe „revolucion“ dhe si i tillë tentativa konsiderohet e rrezikshme, ajo vlerësohet barazë me sjellje huliganësh. Aktivizmi i intelektualëve për të përmirësuar diçka në shoqëri reduktohet në sjellje të “fëmijëve”. Ata anatemohen, ndëshkohen, ata ndiqen, burgosen sepse ata duhet të„edukohen“, përmes burgjeve, përmes arrestimit, përmes akuzave dhe montimeve politike.

Sipas Aleksander Mitscherlich (Reduktimi i personaliteteve-vrejtja ime!) bëhet përmes shpikjes së armiqëve. Ndësa Michael Jaismann përfaqëson tezën se konstruktimi i armiqëve bëhet në kohë krizash indentare.

Shembulli tipik është rasti ndaj ish-deputetit të Vetëvendosjes Sabri Ramabajës. Intelektuali në fjalë me titull Dr. ka alarmuar opinionin public se kishte marrë shkresë zyrtare ku shkruhej se Prokuroria Speciale e Shtetit ngarkon z. Ramabaja si të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale: Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe, përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas z. Ramabaja kjo akuzë ishte gati i njëjti tekst i akuzes, e cila e kthente ate në 4 tetor 1981, kur UDB-ja e Gjilanit e kishte arrestuar dhe, pas tri ditë hetimesh intensive (dhunë fizike e psiqike), thotë ai, ma kishin dhënë vendim „urdhërohet të mbahet në izolim për kohë të pacaktuar, meqë paraqet rrezik për rendin tonë kushtetues – juridik dhe për sigurinë e RSFJ-së…”

Reduktimi i personazheve tjera veçmas nga Lëvizja Vetëvendosje bëhet me etiketime si “fëmijë rebel”, “i çorditur”, “terrorist”, pra gjithnjë përdoret si një metodë për të reduktuar rëndësinë e tyre(si lloj etiketimi). Në këtë mënyrë janë akuzuar edhe aktivstë tjerë të Vetevendosjes si Frashër Krasniqi, tani deputet I Lëvizjes Vetëvendosje.

Frashër Krasniqi ka paraljmëruar se ky bashkë me aktivistët tjerë të reduktuar në „element“ të padëgjueshëm dhe rebelues nuk duan ta ndalin rezistencën kundër padrejtësive dhe “rezhmit” siç thonë ata… „

Gjithmonë në histori [resistenca] është kalitur nga represioni i pushtetit. Rezistenca gjithmonë është bërë më e fortë, sa herë që pushteti ka tentuar shtypjen e saj me forcë”.

Frika nga të papriturat i tejkalon megjithatë imagjinatën e një zyrtari të zakonshëm do të thoshte Hannah Arendt.

„Projekcionet“, nuk duhet ti shëndërrojnë (historianët) unë do thosha (as politikanët) në profet, sepse nga efektet hypnotizuese njeriu kurrë më nuk do mund të jetë më racional në veprime e tija dhe të kuptojë drejtë kauzën orientuese në shoqëri.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE