DYLON

Komandanti i FSK-së pritet në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Kongresin e SHBA-ve

Komandanti i FSK-së pritet në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Kongresin e SHBA-ve
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Ajovës (Iowa), gjeneral major Timothy Orr, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA).

Gjatë vizitës, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga një delegacion i FSK-së ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin amerikan.

Gjeneral Rama fillimisht është takuar me kongresmenet Paul Cook dhe Steve King si dhe me zëvendëskomandantin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve, gjenerallejtënant Dan Hokanson. Më pas gjeneral Rama është takuar edhe me ndihmës sekretaren e Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe Euro-Azi, Laura Cooper.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka mbajtur një takim edhe me z. Matt Palmer, drejtor i Zyrës për Çështje të Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit.

Komandanti i FSK-së, në të gjitha takimet e tij ka ritheksuar partneritetin dhe mbështetjen që SHBA po i jep FSK-së në zhvillimin dhe profesionalizimin e saj në të gjitha fushat. Ai po ashtu ka informuar nivelin e lartë të Mbrojtjes të SHBA-ve lidhur me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura(FAK).

Me rastin e vizitës së gjeneral Ramës, ambasadorja e Kosovës në SHBA zonja Vlora Citaku, në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës, ka organizuar koktej mirëseardhjeje për delegacionin, ku ishin të ftuar edhe atashetë e vendeve fqinje të Kosovës të akredituar në SHBA.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së gjeneral Rama dhe atasheu i FSK-së në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, i falënderuan mysafirët për mbështetjen dhe raportet e mira në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve.

Në kuadër të kësaj vizite KOMFSK ka takuar edhe pjesëtarët e FSK-së dhe të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilët ishin pjesëmarrës në vrapimin vjetor tradicional të Ushtrisë Amerikane “10 miler”.

Gjatë vizitës në SHBA, komandantin e FSK-së po e shoqërojnë atasheu i FSK-së në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, atasheu i SHBA-së në Kosovë kolonel Jeffry Fischer, shef i Kabinetit të Komandantit të FSK-së kolonel Jeton Dreshaj si dhe asistenti ushtarak i komandantit kapiten Jaser Mulla.

Gjate ditëve të ardhshme gjeneral Rama do të ketë aktivitete në kuadër të AUSA-s, një mundësi e mirë kjo për të parë dhe konceptuar sfidat e së ardhmes në teknologji dhe pajisje të sofistikuara ushtarake. Po ashtu do të ketë mundësi të takoi shumë shefa të shtabeve të ushtrive të rajonit dhe të botës.

Qëllim i vizitës është thellimit dhe zgjerimit i bashkëpunimit në mes të Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së.

Komandanti i FSK-së e ka filluar vizitën e tij në SHBA që nga data 04 tetor 2017 dhe pritet ta përfundoi më datë12 tetor 2017.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.