Tifo grupi ‘Intelektualët”, tifoz të zëshëm të FC. Dritës kanë filluar vitin 2019 me risi. Kjo pasi ata kanë vendosur emra të rinj në kryesinë udhëheqëse.
Megjithëse, ‘Intelektualët” kanë dëshmuar për organizime kolektive dhe kreative, në krye të çdo grupi janë udhëheqësit të cilët kanë më shumë përgjegjësi, të shoqëruar nga ‘ushtria bardhë e kaltër’, siç e quajnë ata.
Në mbledhjen e fundit morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e nëngrupeve si dhe të gjithë përfaqësuesit e lagjeve të qytetit të Gjilanit, ku edhe vepron kjo tifozëri.
Kjo është përbërja e re:
Kryetar: Mërgim Mehuka
Nënkryetar i parë: Fisnnik Salihu
Nënkryetar i dytë: Jeton Rashiti
Antarët e kryesisë:
Isuf Salihu
Visar Jahiu
Albert Fazliu (Zubi)
Bin Gagica
Arblind Shkodra
Kon Maloku
Artan Gashi
Bula Haziri
Lider i tribinës: Albert Fazliu (Zubi)
Arkëtar i Intelektualëve: Jeton Rashiti
‘Intelektualët dëshirojnë t’i falënderojnë të gjithë kryesitë si dhe liderët tonë të mëparshëm, në veçanti Taulant Byqmetin si dhe Ervis Kastratin për kontributin e tyre që e bënë për tifogrupin tonë në shumë vite, pasi që ata zgjodhën të tërhiqen nga postet përkatëse për shkaqe personale të tyre”, thuhet në njoftimin e fundit. /Elife Sherifi/