Në kuadër të planit bilateral me shtetin Italian është realizuar trajnimi për Kërkim Shpëtim Malor ku instruktorët nga ushtria italiane trajnuan ushtarakët tanë me metodat më të avancuara të kërkim shpëtimit malor, trajnimi është realizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve për Kërkim Shpëtim të Gardës Kombëtare.
Me rastin e ceremonisë së certifikimit komandanti Gradës Kombëtare gjeneral brigade, Naim Haziri, falënderoj për kontributin e ushtrisë dhe shtetit Italian dhënë Gardës Kombëtare në ngritjen e kapaciteteve të ekipeve të Kërkim Shpëtimit, në ceremoni i pranishëm ishte këshilltari ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes kolonel Ventura që falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka shteti italian me FSK.
Ky trajnim profesional ka ngritur edhe më lartë njohurit e pjesëtarëve të FSK-së, për t’u përballur me operacione reale të kërkim shpëtimit malor, njofton FSK. /2LONLINE/