DYLON

Komuna e Vitisë dhe KRU “Hidromorava”, nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale”

Komuna e Vitisë dhe KRU “Hidromorava”, nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale”
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava”, nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava” Gjilan dhe dega e saj në Viti, në krye me kryeshefin ekzekutiv, Ymer Salihu.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në kuadër te projektit “Lidhja Rajonale”, për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, që për qëllim ka interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuoje ne zvogelimin e ndotjes se mjedisit dhe rritjen e cilësise së jetes së qytetarëve në rajonin kufitar te Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përshpejtimin e rritjes dhe nxitjen e hapjes se potencialeve të reja ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht në Komunën e Vitisë dhe Gostivarit. Projekti gjithashtu kontribuon në Komunat: Gilan, Kllokot dhe Partesh dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Po ashtu në këtë takim është të diskutuar në veçanti që projektet e ujësjellësit që janë përfunduar në territorin e komunës së Vitisë e që ato të merren në menaxhimin e kompanisë “Hidromorava”. Gjithashtu është biseduar edhe për forcimin e kapaciteteve të ujit të pijes në komunën e Vitisë.

Gjatë takimit kryetari Haliti, kërkoj që kjo kompani të merrë në menaxhim rrjetet e ujësjellësit që qytetarët të kenë ujë të mjaftueshëm dhe cilësorë. Ai po ashtu tha se Vitia, ka burime të mjaftueshme hidro-ekonomike për të mbuluar nevojat e qytetarëve. Përndryshe në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava” e kanë njoftuar kryetarin lidhur me menaxhimin e ujit në fshatrat e komunës së Vitisë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.