Në kuadër të bashkëpunimit bilateral që ka Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me, DTRA (Defense Threat Reduction Agency) Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme të Gardës Kombëtare të FSK-së, nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Operacional” ku kanë marrë pjesë personeli nga Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe FSK.
Qëllimi i i realizmit të këtij trajnimi ishte aftësimi i personelit që të reagoj në incidente me materie të rrezikshme me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.
Pjesëtarët ndër të tjera kanë fituar njohuri për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, për zbulimin e prezencës së materieve të rrezikshme dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme. /2LONLINE/