DYLON

Salihu: Janë duke u ndërmarr masa konkrete për inkasimin e borxheve

Salihu: Janë duke u ndërmarr masa konkrete për inkasimin e borxheve
Avatar photo Redaksia

Mbahet mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të KRU ” Hidromorava”- SH.A në Gjilan.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ” Hidromorava”- SH.A. në Gjilan, Ymer Salihu, ka pritur sot në takim Bordin e Drejtorëve të KRU “Hidromorava”- SH.A në Gjilan.

EkoHigjiena

Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi Habil Zeqiri, me pjesëmarrje të menaxhmentit të lartë të Kompanisë si dhe të anëtarëve tjerë të Bordit Agim Zeka, Arban Hoxha, Ferdane Tahiri Sylejmani dhe Fillorete Gashi Sadiku.

Gjatë takimit janë diskutuar një sërë pikash me rëndësi të veçantë rreth veprimtarisë së Kompanisë si dhe rreth sherbimit të mirëfilltë ndaj konsumatorëve.

Krahas diskutimeve tjera rëndësi e veçantë i është kushtuar ujit të pa faturuar dhe borxhet ndaj Kompanisë, me ç’ rast, Kryeshefi Ekzekutiv Ymer Salihu, deklaroi se janë duke u ndërmarr masa konkrete për inkasimin e borxheve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.