Duke u bazuar në fushën dhe veprimtarinë që ka shoqata “Kosova për Sanxhakun”, pas kërkesës së kreut të shoqatës për t’i përkrahur aktivistët, studiuesit dhe anëtarët, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, bibliotekën e shoqatës e pasuroi me 75 tituj veprash e botimesh shkencore historiografike, ka bërë me dije Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës.
Sipas tij, në këto vepra dhe botime, punëtorët shkencorë të Institutit kanë dhënë kontribut të çmueshëm në hulumtimin e trevës së Sanxhakut të Pazarit të Ri.
Azizi, në emër të Kryesisë, aktivistëve dhe anëtarësisë, falënderon drejtoreshën Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, për aprovimin pa hezitim të kërkesës sonë, për këtë ndihmesë e përkrahje me vlerë të madhe.
“Ky është një shembull shumë i rëndësishëm se si duhet të përkrahen shoqatat, të cilat kanë për synim ndriçimin e së kaluarës dhe vetëdijesimin e gjeneratave të reja të kësaj pjese të trojeve shqiptare”, ka thënë ai.
Paraprakisht për këtë donacion me libra ka bërë kërkesë kryetari i shoqatës Ismet Azizi. Sipas tij, studentët dhe mësimdhënësit e këtij fakulteti kanë nevojë për literaturë të fushës përkatëse dhe ky fond sado pak do të ndihmoj ata. /2LONLINE/