DYLON

Instituti Ekonomiks, përfundoi fazën e parë të trajnimeve për gazetarët e sektorit të ekonomisë

Instituti Ekonomiks, përfundoi fazën e parë të trajnimeve për gazetarët e sektorit të ekonomisë
Avatar photo Redaksia

Instituti i Kosovës për Zhvillim Ekonomik – Ekonomiks, duke u bazuar në programin e tij për trajnimin e personave publik për komunikimin dhe raportimin e ngjarjeve ekonomike, ka organizuar trajnimin: “Bazat e gazetarisë financiare – Monitorimi mbi qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës”.

Përmes këtij trajnimi Ekonomiks, synon të ndihmojë gazetarët në rritjen e aftësive profesionale në raportimin ekonomik; rritjen e bashkëpunimit rajonal të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile; ngritjen e kapaciteteve kërkuese e hulumtues për të dhënat buxhetore, që do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik. Trajnim po ashtu u fokusua edhe në avancimin e raportimit ekonomik dhe ishte emocionuese të shihje fytyra entuziaste në kuptimin e çështjeve ekonomike që prekin jetën e qytetarëve kosovar.

Përveç kësaj që u tha me lartë, trajnimi i fokusua edhe në trajtimin e koncepteve të procesit përgatitor të buxhetit, ndarjet dhe parashikimet buxhetore, të hyrat buxhetore dhe pranimet financiare, financimi i deficitti dhe borxhi publik, bilanci i parasë së gatshme/rezervat buxhetor, stabilitetin makro fiskale etj. Një shpjegim me i detajuar ju bë edhe administrimit tatimore dhe informalitetit.

EkoHigjiena

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gazetarë nga të gjitha mediet që sot kanë një shtrirje dhe ndikim të theksuar në krijimin e opinionit në Kosovë. Gazetarët u shprehen të kënaqur më atë çka u ligjërua gjatë procesit dy ditore të trajnimit mbi “Bazat e gazetarisë financiare – Monitorimi mbi qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës.

E veçanta e këtij trajnimi sipas pjesëmarrësve në të ishte shpjegimi praktik i ngjarjeve ekonomike, përkatësisht termave dhe definicioneve ekonomike; bërja me e lehtë e komunikimit të ngjarjeve ekonomike për opinionin e gjerë, ndarja e praktikave të mira për ngritjen e kapaciteteve hulumtuese të gazetarëve të sektorit të ekonomisë.

Trajnimi Bazat e gazetarisë financiare – Monitorimi mbi qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës, është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, është përzgjedhur nga Balkan Monitoring Public Finance, ndërsa monitorohet nga BIRN.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.