Me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, institucionet komunale të Vitisë përfaqësues të OVL të UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorit, bashkëvendës e qytetarë të tjerë, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Përndryshe dëshmori Mejdi Korrani vjen nga Pozherani dhe ka rënë heroikisht në Betejën e Koshares si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).