Vetëvendosje: Bojkotoje Serbinë!

Vetëvendosje: Bojkotoje Serbinë!

Sot, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan aktivitet simbolik pranë objektit ku po zhvillohet panairi “Prishtina 2018” për të shprehur kundërshtinë lidhur me këtë organizim që për qëllim kryesor ka promovimin e produkteve dhe mallrave serbe, pavarësisht raportit armiqësor që ajo ka pasur dhe vazhdon ta ketë ndaj Republikës së Kosovës.

Pas shpalosjes së banerit me mbishrkimin “Jo normalizim të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë – Bojkotoje Serbinë”, deputeti Arbër Rexhaj foli, në njërën anë për krimet dhe dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, dhe në anën tjetër, për praninë simbolike të shtetit shqiptar në këtë panair.

“Prej 170 bizeneseve sa janë në këtë panair, 70 prej tyre janë nga Serbia, bizenese këto që kanë hapësirën qendrore në siperfaqe prej 500 metra katrorë. Duke pasur parasysh që vlera e eksportit të Serbisë në Kosovë arrinë shifrën prej rreth gjysëm milliard euro, ajo tash po pretendon që këtë shifër edhe ta dyfishojë. Ndërkaq Shqipëria eksporton në vlerë prej vetëm 150 milionë eurosh. Këto shifra tregojnë shumë për karakterin e shtetit dhe orientimin e tij”, tha Arbër Rexhaj.

Deputeti Rexhaj githashtu foli edhe për shumë borgje që Serbia i ka Kosovës, për dëmet e luftës dhe krimet në njerëz, prej nga mungojnë edhe 1652 njerëz të pagjetur.

Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje për bojkotimin e produkteve dhe mallrave serbe në mënyrë që të ndalohet normalizimi i hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë. Republika e Kosovës duhet ekonomikisht të fokusohet kah Republika e Shqipërisë dhe jo të promovojë bizneset e Serbisë në Kosovë.

KOMENTE