(2L ONLINE) – Institucionet komunale të Gjilanit kanë bërë sot homazhe tek varri i shkrimtarit të famshëm gjilanas Beqir Musliu, në 18 vjetorin e vdekjes së tij. I pranishëm në nderim ishte nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili shoqërohej nga u.d. drejtori i Kulturës, Bujar Haziri, si dhe zyrtarët komunal.
“Institucionet komunale sot janë në nderim të veprës së shkrimtarit të famshëm nga Gjilan Beqir Musliu, i cili ka dhënë shumë për Kosovën dhe për Gjilanin me veprat e tij. Do të përkujtojmë gjithëhere sepse veprat e tij kanë lënë gjurmë në mbarë shqiptarinë. Është veprimtar i cili ka punuar gjatë edhe me Presidentin Rugova. Komuna e Gjilanit tradicionalisht ndan cmimin “Beqir Musliu” për veprën dhe shkrimtarin më të mirë dhe këtë traditë do ta vazhdojmë. Po ashtu, veprat të cilat i ka lënë i ndjeri do t’i dërgojmë në shtyp. Ky është premtim i kryetarit Haziri dhe do të realizohet”, ka thënë Kadriu.
Ndërsa, Hasan Bunjaku, veteran i gazetarisë dhe mik i Beqir Musliut që nga fëmijëria, tha se ky i fundit ka qenë njëri nga shkrimtarët më të mëdhënj të letërsisë shqipe, dhe Gjilani identifikohet me të.
“Beqir Musliu praktikisht i përket një një brezi të shkrimtarëve, i cili ka pasur krijimtari poetike, prozatore, dramaturgjike, eseistike, kritikë letrare dhe teatrore, kulumnist, analist, ishe një njeri i cili shumë herët e mori vdekja duke na lënë pa një penë të mprehtë sic ishte Beqir Musliu”, tha veteran i gazetarisë Hasan Bunjaku. /2L ONLINE/