Në kuadër të planit dypalësh Itali-Kosovë për vitin 2022, delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel dr.Xhevdet Tahiraj, morën pjesë në një takim ekspertësh, të mbajtur në Romë, me temë: “Finalizimi i një marrëveshjes teknike në fushën e shëndetësisë ushtarake”.
Në veçanti, me mbështetjen e dhënë nga Njësia e 4-të Shëndetësore “Bolzano”, ekipi pati mundësinë të vizitonte një strukturë “Basic Role2” (strukturë shëndetësore ushtarake), e sapo marrë në dorëzim nga Komanda Logjistike e Ushtrisë Italiane, duke vlerësuar funksionalitetin e saj dhe aspekte të veçanta.
Për më tepër, delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes patën bisedime të frytshme në Inspektoriatin e Përgjithshëm të Shëndetësisë Ushtarake Italiane, ku falë mbikëqyrjes së Zyrës për Çështjet Ligjore pranë Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, u bë e mundur të hartohej drafti përfundimtar i marrëveshjes teknike të përmendur “Marrëveshjes teknike në fushën e shëndetësisë ushtarake ITA/KSV”. Ky dokument do të nënshkruhet nga të dy palët në një ceremoni zyrtare, këtë vjeshtë, dhe do të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm. /2LONLINE/