Inspektorati komunal i cili vepron në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Ambient, ka bërë largimin e shkallëve të vendosura pa leje tek një barnatore në Kamenicë.
Në aktvendimin e Inspektoratit Komunal nr.560 i datës 21.02.2023 i cili është bërë i ekzekutueshëm më datë 26.02.2023, thuhet se ekzekutimi i tij është bërë më datën 28.02.202, ku me kamionetën e Komunës dhe me asistim të organeve të sigurisë, Inspektorati do të bëjë përkohësisht konfiskimin e shkallëve duke liruar hapësirën publike.
Poashtu në aktvendim thuhet se nëse pala në mënyrë vullnetare i largon shkallët nga hapësira publike, i ipet mundësia që largimin ta bëjë deri më datën 28.02.2023 në ora 09:30.
Inspektorati komunal është i përkushtuar në lirimin e hapësirave publike, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës për këtë çështje. /2LONLINE/