• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult Opinion

Bibliotekë me tipare e funksionim europian

Redaksia 2LONLINE 28 Shkurt, 2023 3 min
 Bibliotekë me tipare e funksionim europian

Shkruan: Qazim Azizi

(Libra të reja për bibliotekën e qytetit dhuruar nga ana e MKRS)

Ditë më parë në cilësinë e drejtorit të Bibliotekës së qytetit në Gjilan,  nënshkruam një memorandum bashkëpunimi me ministrin e kulturës, Hajrullah Çeku. ngjarje u zhvillua në ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare me që rast si 30 biblioteka publike e edhe ajo e Gjilanit nga projekti i Ministrisë së Kulturës përfitoi një donacion prej 6450 euro për fonde librare.

Në marrëveshje gjithashtu parashihet që mbi 5-10 për qind librave të blera duhet të jenë në gjuhët e komuniteteve lokale dhe një pjesë e tyre duhet të përshtaten edhe personave me aftësi te veçantë që do të thotë se në mesin e tyre do të ketë audio-libra  dhe ato me alfabet të Braillle-it.

Në  këtë takim rasti me ministrin Çeku, ai në detaje u njoftua për aktivitet vjetore të Bibliotekës së Gjilanit. Interes i dyanshëm i bisedës ishte sidomos puna e madhe në aplikimin dhe funksionimin e suksesshëm të programit elektronik dhe të digjitalizimit të veprimtarisë në bibliotekën tonë, e që nga ministri u citua si një bibliotekë me tipare e funksionim evropian në mesin e bibliotekave publike.

Siç ishin të gjithë në dijeni për disa vite me radhë bibliotekat e qyteteve (komunale) ishin të “harruara” nga organigrami i MKRS-së dhe kjo gjë kishte shkaktuar një humnerë në funksionimin e tyre.

Dhe vet ministri e drejtori i zyrës së burimeve njerëzore-MKRS në këtë rast u zotuan për një qasje krejt të re dhe ndryshe për të gjitha bibliotekat publike, si nga ana e ndihmës profesionale, të pajisjes së bibliotekave me mjete të teknologjisë, po ashtu, u zotuan se të gjithë bibliotekarët si ata në Bibliotekës Kombëtare edhe bibliotekave publike do të jenë të kategorizuar apo renditur tek krijuesit dhe performues të kulturës dhe artit.

Në këtë drejtim siç tha ai, ndoshta “për herë të parë do të mbrohet dinjiteti i punëtorëve profesional në biblioteka”, dhe kjo ishte e rëndësishme për të gjithë të pranishmit-bibliotekarët. /2LONLINE/

Etiketa:Biblioteka Gjilan libra Qazim Azizi rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com