Inspektorati Komunal në Kamenicë, i shoqëruar nga Policia e Kosovës ka bërë inspektimin e subjektit afarist “Viva Fresh” Sh.P.K në Rogaqicë, dhe pas inspektimit është konstatuar se subjekti në fjalë ushtron veprimtarinë tregtia me pakicë e artikujove ushqimor pa u pajisur me Pëlqim.
Andaj Inspektorati Komunal duke u bazuar në Ligjin për Inspektoratin dhe Mbikqyrjen e Tregut ka ndaluar përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë së këtij subjekti afarist, deri në paisje me pëlqim.
Lidhur me këtë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se do të ofrojnë bashkëpunim për çdo investim në komunë, mirëpo për shkeljet e ligjit ka zero tolerancë.
“Ligji mbi të gjitha. Në mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë Inspektorati Komunal e ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë së biznesit “Viva Fresh Store” në Roganë. Ne mirëpresim çdo investim në Komunën tonë dhe njëkohësisht do ta ofrojmë bashkëpunimin tonë maksimal në rritjen e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve. Mirëpo për shkeljet e ligjit, zero tolerance”, ka shkruar ai. /2LONLINE/