DYLON

Gjilan: Në dy raste të ndara, arrestohen të dyshuarit për dhunë fizike

Gjilan: Në dy raste të ndara, arrestohen të dyshuarit për dhunë fizike
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për dy raste të ndara ku kanë arrestuar  dy të dyshuar  për dhunë në familje të regjistruara në Gjilan.

Në rastin e parë i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në rastin tjetër, i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

EkoHigjiena

Ja raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjilan 07.01.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e tij (bashkëshorten dhe vajzën) i kishte sulmuar fizikisht ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Gjilan 09.01.2022 ─ 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (të dashurën e ti), e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretma mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.