Inspektorati komunal inspekton bizneset në Kamenicë, kërkon marrjen e masave parandaluese ndaj virusit COVID-19.
Inspektorati komunal duke u bazuar në vendimin i cili është marrë nga Qeveria për shkak të shtimit të masave për parandalimin e virusit COVID-19, ka dalë në aksion për inspektimin e bizneseve në Komunën e Kamenicës.
Në rend të parë janë inspektuar bizneset që për veprimtari kanë operimin me ushqim-restorantet, kafiteritë, duke ju kërkuar përmirësimin e kushteve higjieniko-sanitare, pastaj kryerjen e dezinfektimit të hapësirave ku zhvillohet biznesi.
Po ashtu është inspektuar edhe çështja e ngritjes së çmimeve për gjërat elementare ushqimore, ku gjatë inspektimit nuk janë vërejtur ngritje ekstreme të çmimeve, mirëpo ka pasur mungesë të produkteve në fjalë.