Inspektorati Komunal ka inspektuar disa operatorë ekonomik në Kamenicë me ç’rast ka shqiptuar gjoba për dy operatorë ekonomik që merren me transportin e udhëtarëve.
Këto gjoba janë shqiptuar për shkak të mos pajisjes me leje për operim brenda Kamenicës, dhe që është në kundërshtim me nenin 5, paragrafi 5.2 i rregullores komunale.
Vlera e gjobave ishte 200 euro për secilin operatorë.
Inspektorati Komunal do të vazhdojë inspektimin edhe në ditët në vazhdim, thuhet në njoftimin e komunës.