Ismajli: Rregullimi i sallave të edukatës fizike nëpër shkolla prioritet për qeverisjen aktuale

Ismajli: Rregullimi i sallave të edukatës fizike nëpër shkolla prioritet për qeverisjen aktuale

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit ka thënë se duke parë rëndësinë e madhe të ushtrimeve fizike dhe rekreative tek nxënësit, rregullimi i hapësirave të sallave të edukatës fizike nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit, janë prioritet për qeverisjen aktuale.

“Salla e edukatës fizike në Gjimnazin “Zenel Hajdini“, është prioritet në renovimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së saj, në mënyrë që të krijohen kushtet për zhvillimin e sporteve të ndryshme, si në sporte kolektive të nxënësve po ashtu edhe në sporte individuale. Bëhet fjalë për investim i cili do të bëhet me të gjitha standardet, për të pasur një sallë moderne me efikasitet, e pajisur me të gjitha mundësitë për zhvillimin e orëve të mësimit të edukatës fizike”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai shtoi se do të punojnë që këtë sallë të edukatës fizike, ta rinovojnë dhe furnizojnë me pajisjet më të mira sportive dhe të krijojnë një ambient rekreativ, që të rritet vullneti dhe dëshira për mësimdhënie dhe mësimnxënie në këtë fushë.

“Me investimet në infrastrukturën sportive të nxënësve, ne e fuqizojmë potencialin e të rinjëve dhe investojmë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.

KOMENTE