(2LONLINE) – Sot në mëngjes nga Inspektorati Regjional Arsimit, u zhvillua një aktivitet i jashtëzakonshëm emergjent I inspektimit të shkollave të komunës.
Në shumë shkolla të Komunës herët në mëngjes përveç që u inspektua-kontrollua nivel i pastërtisë, po ashtu u inspektua edhe fillimi i orarit të punës dhe fillimi i orëve mësimore. Sipas fjalëve të inspektorëve komunal Enver Kadriu e Remzi Ahmeti u inspektuan Shkolla e Mesme e Ulët ” Abaz Ajeti” , Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Shkolla e Mesme Ekonomike “ Marlin Barleti”, Shkolla e Mesme Teknike “ Mehmet Isai”.
Inspektimi i bërë tregoi se gjendja higjienike dhe respektimi i orarit të punës në shkollat e komunës është në nivel të mirë edhe pse ka vend për përmirësim të higjienës në radhë të parë , por edhe respektimit të orarit, thonë inspektorët e arsimit Remzi Ahmeti e Enver Kadriu.
Mos respektimi dhe neglizhimi i orarit të punës është sëmundje e shoqërisë sonë, andaj inspektimi më i shpeshtë dhe në vazhdimësi ndikon dukshëm në ngritjen disiplinës në punë cilësore kudo , në këtë rast edhe në shkollat tona. /Ismet Azizi/