Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Viti që po realizohet në bashkëpunim të Komunës së Vitisë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Po ashtu ai ka inspektuar edhe punimet që po zhvillohen në qytetin e Vitisë, konkretisht në sheshin “Bafti Haxhiu” që gjendet në afërsi të objektit të ri të Administratës Komunale në Viti dhe atë në kuadër të një projekti të përbashkët të kësaj komune me DEMOS që financohet nga shtetit Zviceran.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dal sot në teren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Viti dhe atë në kuadër të një projekti në mes të kësaj komune me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Haliti ndër tjerash bëri me dije se gjendja e kësaj rruge ka qenë jo e mirë.
“Vërtetë rruga Dëshmorët e Kombit ka qenë e shkatërruar shumë prandaj po bëhet edhe një rivitalizim i kësaj rruge si në asfaltim, trotuar, ndriçim konkretisht në pjesët ku është e nevojshme dhe ku parashihet me projekt” u shpreh Haliti.
Ai tha se pritet që kjo rrugë të lidhët edhe me rrugën alternative, saktësisht me tregun e gjelbër dhe të kafshëve që do të bëhet në Drobesh, duke bërë me dije se së shpejti do të fillojnë procedurat për rregullimin e tregjeve në Viti.
Ai tha se ata po përkujdesën që qytetarët të kenë poashtu edhe një qasje më të lehtë në varrezat e fshatit Kabash dhe të Dëshmorëve por edhe të pjesëve të tjera si të Stadiumi duke potencuar se ata po kujdesën që të gjithë të kenë qasje dhe qarkullim të lirë. Ai gjithashtu falënderoj MAPL-në për donacionin e ofruar që të realizohen.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Haliti ka inspektuar edhe punimet që po zhvillohen në qytetin e Vitisë, konkretisht në sheshin “Bafti Haxhiu” që gjendet në afërsi të objektit të ri të Administratës Komunale në Viti e që po realizohet në kuadër të një bashkëpunimi në mes të Komunës së Vitisë dhe projektit DEMOS.
Me këtë rast ai është pritur nga banorët lokal të cilët e falënderuar atë për realizimin e këtyre projekteve.