(2L ONLINE) – Në Drejtorinë e Inspeksionit Komunal në Gjilan thonë se kanë ngritur në nivelin më të lartë gatishmërinë për t’i kryer të gjitha detyrat që parashihen me ligj dhe se në të gjitha sektorët që mbulon kjo drejtori, puna është duke rrjedhë sipas dinamikës së paraparë.
Selver Xhelili, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit ka bërë të ditur për 2L ONLINE, se tani inspektorati është në dispozicion 24 orë dhe se të gjithë inspektorët tani janë në dispozicion të sektorëve të tyre, por në raste nevoje nga një sektor ndihmohet sektori tjetër.
Ai tha se po angazhohet që puna e inspeksionit të jetë në nivel më të lartë të përgjegjësisë për t’u kryer detyrat që u takojnë, për të qenë kështu në shërbim të qytetarëve.
Për më tepër, tani inspektorët, e bashkë me të edhe drejtori Xhelili, po i kryejnë punët edhe gjatë orës së mbrëmjes, pasi janë duke i inspektuar lokalet e ndryshme, kateteri, hotele… për të mos lejuar zhurmat, por edhe për të mos lejuar veprimtari tjera që nuk përkojnë me ligjin e që janë në domenin e inspeksionit.
Xhelili thotë se e gëzon fakti që po kanë mbështetje nga qytetarët , ndërsa edhe pse për nga stafi janë me numër më të vogël se vitin e kaluar, detyrat po kryhen mirë dhe me përgjegjësi të plotë pasi i gjithë stafi është duke treguar vullnet të madh për t’u bërë punë të mira për të mirën e qytetarëve .
“Tani ispeksioni ka ngritur planin operativ të punës 24 orësh në të gjitha sektorët ku kërkohet ndërhyrja janë te gatshëm të ndërhyjnë, për ta mbajtur nën kontroll çdo gjë që u takon me dispozita ligjore. Deri më tani inspektorati është i kënaqur me punën në terren, por edhe me mbështetjen e qytetarëve për të bashkëpunuar , për t’u respektuar ligji dhe për t’u eliminuar dukuritë negative, për një jetë të qetë dhe pa probleme”, ka thënë Selver Xhelili, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Gjilan. / 2L ONLINE/