Inspeksioni i ndërtimit në Gjilan, që funksion në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, ka vazhduar me rrënime të objekteve, të cilat janë konstatuar se janë pa leje ndërtimi.
Gjatë ditës, Inspeksioni i ndërtimit në Gjilan ka demoluar disa shtylla të mbindërtimit në objektin e banimit kolektiv në “Rrugën Qarkore”, sikurse që ka rrënuar objektin në rrugën Gjilan-Bujanoc, i destinuar për afarizëm.
Drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, i cili ka qenë i pranishëm në terren, ka thënë se pas rrënimit të këtyre objekteve, dy pronarët i janë drejtuar Drejtorisë përkatëse, duke bërë kërkesën për t’u pajisuar me leje.
Ai ka ritheksuar se Komuna e Gjilanit do të ketë zero tolerancë ndaj ndërtuesve ilegalë, derisa ka informuar se aksioni i rrënimit do të vazhdoj edhe në ditët ne vazhdim.
Shefkiu ka falënderuar Policinë e Kosovës për asistencën dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Ndryshe, gjatë këtij viti, inspeksioni i ndërtimit në Gjilan ka rrënuar katër objekte ilegale.