Shkruan: Fehmi SYLEJMANI
Pavarësisht zërave kundërshtues të shumë opinionistëve, partive politike e skeptikëve të ndryshëm ndaj vizitës së kryeministrit Kurti në Amerikë, strategjia e tij ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hasur në mbështetje dhe përkrahje të plotë te shtet mik i Kosovës.
Kështu është bërë e ditur nga një mërgimtar ynë, që punon e vepron në Amerikë dhe atje është udhëheqës i një Grupi që merret më çështje analitike, politike dhe ekonomike, e që për arsye objektive ka dashur të mbetet anonim.
Ky grup profesional analizon dhe krijon strategji politike dhe ekonomike për kandidatë nacionalë, si senatorë, kongresmenë, guvernatorë e tjerë.
“Strategjia e kryeministrit Kurti është përkrahur edhe nga Zyra Amerikane në Kosovë e po ashtu edhe nga administrata paraprake shtetërore amerikane. Qind për qind ka mbështetje politike kjo iniciative ekonomike e tij”, ka theksuar ky burim nga Amerika.
Sipas tij, që nga dita e parë në agjendën e kryeministrit është hetuar se kjo vizitë dhe qëndrimi i tij, si një nga strategjitë më esenciale në SHBA.
“Vërtet nëse vizita e parë e delegacionit shtetëror kosovar e viteve të ‘90-ta, Kosovën e vuri në hartën politike, atëherë vizita e kryeministrit Kurti, gjatë këtyre ditëve, Kosovën e vuri në hartat ekonomike.
Tani në Kosovë e gjithkund në botë, dominon ekonomia, në çdo pore të jetës, madje edhe në çështjet politike.
Vizita e kryeministrit Kurti vërtet ka bërë kthesën e duhur, në kohen dhe vendin e duhur. Këtë e pohojnë edhe shumë figura të rëndësishme dhe me ndikim në Amerikë, si senatorë, kongresmenë e guvernatorë, me të cilët kemi takime dhe bashkëpunime të ndërsjella, sikundër edhe afaristë të ekonomisë më forcë dominuese edhe në Departamentin e Shtetit(DC)” , është shprehur bashkatdhetari ynë nga Amerika.
Sipas tij, aktualisht Kosovës i nevojitet një infuzion i mirë ekonomik. “E kuptoj qasjen politike e ekonomike në Kosovë dhe rëndësinë që mund t’ia japin këtij qëndrimi të kryeministrit, por vërtetë për herë të parë, këtu në Amerikë shumëkush po mendon seriozisht për potencialin e shoqërisë kosovare.
Dhe kjo është prezantuar në mënyrë spektakulare e maestrale nga kryeministri dhe kjo nuk do të mbetet me kaq, ngase disa kompanive gjigande nga Kalifornia dhe Texasi ua ka ngjallur jashtëzakonisht shumë kureshtjen”, ka potencuar mërgimtari me prejardhje nga Gjilani, i cili ka bërë të ditur se ai dhe grupi i tij ishin në rrjedha dhe detaje të vizitës së kryeministrit në Kalifornia dhe Texas dhe në ditët në vijim do të intensifikojnë edhe më tepër kontaktet për të vazhduar dhe monitoruar rrjedhat e paraqitjeve të kryeministrit.
“Kryeministri Kurti me këtë iniciativë ekonomike ka bërë diçka që vërtet asnjëherë më parë, nuk ka bërë ndonjë figurë shqiptare. Por ky është vetëm fillimi, sepse puna dhe angazhimi fillon kur strategjia e kryeministrit vazhdon në aspekte të ndryshme të grupeve profesionale që ta vazhdojnë këtë marrëdhënie reciproke. E për këtë shpresoj që edhe t’i paraqitet kryeministrit në gjeneral një Master Strategji së paku për këtë vit, e unë me grupin tim do t’ju ndihmojmë pa asnjë dyshim, në formë vullnetare, meqë zyrtarisht nuk na lejohet”, ka potencuar mes tjerash ky burim.
Ai ka potencuar, se respektin që kryeministri Kurti e ka treguar dhe dëshmuar gjatë kësaj vizite te shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i pa imagjinuar dhe i pa parë ndonjëherë.
“Vizitat e tij në Komunitetin Shqiptar, e po ashtu telefonatat e tij ditore me qindra thirrje tek bashkëmërgimtarët edhe ne shtetet tjera që nuk mundi ti vizitonte, ishte diçka më shumë se modeste. Vërtetë ishte kënaqësi te të gjithë komuniteti shqiptar që vepron në Amerikë”, ka nënvizuar ai, duke vënë në spikamë se takimet e Kurtit me zyrtarë të lartë amerikan janë shumë të rëndësishme.
Tashmë siç dihet Kurti është takuar me Jake Sullivian, këshilltar ekzekutiv i Presidentit Biden për Siguri Nacionale. Ky takim ka peshë të madhe, sepse ky person përfaqëson administratën shtetërore.
Po ashtu është takuar edhe me Robert Menendez, i njohur si Bob Menendez, senator nga Shteti i New Jersey. Senator Bob Menendez, udhëheq Departamentin e marrëdhënieve të jashtme të SHBA, është figurë shumë serioze në çështjen e sigurisë, e veçanarisht pas zhvillimeve që po ndodhin në Europë dhe në Ballkan.
Grupi për analiza politike dhe ekonomike ka ende shumë gjëra për të bërë dhe kompletuar rreth vizitës së kryeministrit Kurti dhe pastaj do të nxirren konkluzionet e më pas rekomandimet, të cilat do t’ia dërgojnë kryeministrit Kurti, teksa është bërë publike se kryeministri Kurti në muajt e ardhshëm me ekipin e tij do të jetë i pranishëm edhe në vendet jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në opinion e gjerë shqiptar në Amerikë është vlerësuar shumë kjo iniciativë e krijimit të një marrëdhënie të prosperuar me komunitetin shqiptar, ide kjo që asnjëherë më parë nuk është parë dhe shpresohet shumë që kjo iniciativë të materializohet sa më shpejt që është e mundur.
Gjithashtu, është bërë e ditur se kompanitë e interesuara janë nga sektori i teknologjisë inovative, por ditëve të fundit janë dhënë shenja se do të ketë edhe kompani të prodhimit, që munden shumë shpejtë të investojnë në Kosovë.
Ndërkaq, kësaj inciative të kryeministrit Kurti, ka thënë ky mërgimtar duhet bashkuar edhe opozita dhe gjithë shoqëria kosovare, sepse vërtetë është duke u bërë dicka e mirë, që rezultatin e kësaj do ta shohin pas disa muajve. Sepse këtu në Amerikë këtë inciativë të kryeministrit po e përkrhain dy krahët poltik dhe asnjëherë më shumë se tani Kosovës nuk ju është deshte një ndihmë e këtillë ekonomike. /2LONLINE/