• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës

Redaksia 2LONLINE 21 Maj, 2022 4 min
 Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës

Në konferencën e 36-të para ndeshjes FC Drita – KF Ulpiana, klubi bardhë e kaltër u paraqit me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu dhe futbollistin, Leotrim Rexhepi, të cilët folën për përgatitjet e ndeshjes së fundit kampionale.

Trajneri Nuhiu theksoi se sa motivuese është fitorja në ndeshjen para finales së Kupës, për të cilën skuadra është përgatitur dhe e synon atë.

“Është e rëndësishme të fitojmë nesër, sepse çdo fitore rrit besimin te skuadra. I gjithë fokusi është te ndeshja finale e Kupës, prandaj do të ishte e bukur ta presim finale me fitore. Kemi pasur javën e plotë për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe për finale, kemi punuar mirë dhe po besoj futbollistët do ta shijojnë dhe do të luajnë një futboll të mirë”, ka thënë Nuhiu.

Ndërsa, Leotrim Rexhepi theksoi se nesër hyjnë në ndeshje me seriozitetin maksimal.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme është e rëndësishme të hyjmë me seriozitetin maksimal që ta mbyllim edicionin me fitore. Kemi pasur javën e plotë kështu për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe finalen e Kupës, e cila sigurisht është e rëndësishme për ne”, ka thënë Rexhepi.

Kryetrajneri Ardian Nuhiu u pyet edhe për merkato e klubit tonë, duke theksuar se për klubin është e rëndësishme të fitojmë trofeun e Kupës dhe më pas sigurisht që do të mendohet për prurje të reja.

“I gjithë fokusi i skuadrës sonë është të arrijmë që trofeun e Kupës ta sjellim në klubin tonë apo në qytetin e Gjilanit, ky shtë prioriteti ynë. Pas ndeshjes finale do të diskutojmë se ku duhet reaguar dhe të sjellim përforcime. Gjithmonë do të kenë përparësi futbollistët të cilët luajnë në kampionatin e Kosovës , sepsë ata i njohim mirë dhe e dijmë se sa mund të marrim nga ta. Futbollistëve nga jashtë u duhet të ampientohen, prandaj synojmë ta ruajmë grupin që e kemi” , theksoi trajneri Nuhiu.

Trajneri Nuhiu vlerësoi futbollistët aktual të klubit Drita, për të çka tha se skuadra është freskuar në fillim të edicionit.

“Synimi ynë është ruajtja e skuadrës, sepse tanimë i kemi vënë themelet dhe është e rëndësishme ta ruajmë këtë grup. Ata realisht janë futbollistë cilësorë, dhe dijmë saktë se në cilat pozita duhet reaguar, që vitin tjetër të jemi edhe më konkurrues dhe të arrijmë objektivat me skuadrën”, theksoi Nuhiu.

Për ndeshjen e fundit kampionale janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Përparim Islamit, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve.

Ndeshja e fundit kampionale, FC Drita – KF Ulpiana zhvillohet nesër, e diele ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan pa praninë e tifozëve.   /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Drita futboll Gjilan Ulpiana
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Kryetari i Gjilanit përballë qytetarëve (Teatri i Qytetit, ora 18:00)

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com