Rreziku i sulmit në tru dhe ne zemer ishte më i lartë në dy javët e para pas infektimit.
Infeksione të tilla si inflamacioni i mushkërive dhe infeksionet e traktit urinar mund, në një periudhë prej tre muajsh pas infektimit, të rrisin rrezikun e sulmit në zemër ose goditje ishemike, sugjeron një studim i ri.
Infeksionet shkaktojnë një reaksion inflamator në trup, kështu që shkakton prodhimin e qelizave të bardha të gjakut për të ndihmuar në largimin e infeksionit, por ky proces rrit adezionin e trombociteve dhe çon në mpiksjen e gjakut që mund të bllokojë rrjedhjen e gjakut në zemër ose tru.
Sa më i rëndë të jetë një infeksion, edhe më i fuqishëm është përgjigja inflamatore ndaj tij, gjë që rrit rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare, thonë ekspertët.