(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur dje përfaqësues të Odës Ekonomike të Indisë në Kosovë me këtë rast ata kanë biseduar rreth mundësisë së investimeve nga kjo odë në Komunën e Vitisë dhe atë në fushat e ndryshme si Bujqësi, Edukim, Mjekësi etj. Por në veçanti është folur për mundësinë e hapjes së një Qendre Spitalore të Syrit në Viti ku përfshihet edhe një institut brenda saj.
Kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti ka falënderuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Indisë në Kosovë për interesimin e tyre për të investuar në këtë komunë.
“Ndihem i previligjuar për interesimin tuaj për të Investuar në Komunën e Vitisë, qeveria komunale në Viti është e gatshme të bashkëpunoj me ju dhe atë në çdo kohë” u shpreh Haliti. Ai mandej i ka njoftuar ata me terrenin gjeografik dhe mundësive për investime në këtë komune duke përmendur edhe prioritetet e qeverisë së tij për investime.
Ndërsa Presidenti i OEIK Anil Mishra, tha se kjo odë është e interesuar të investoj në disa fusha, por theksoi se janë duke menduar rreth investimit të një Qendre Spitalore të Syrit dhe të një instituti brenda saj.
“Me të vërtetë jemi të interesuar të investojmë në Kosovë jemi duke i shikuar mundësitë për investime por përveç se na nevojitet përkrahja juaj kemi nevojë edhe për një siguri të investimeve dhe atë jo vetëm nga qeveria komunale por edhe nga ajo qendrore” u shpreh Presidenti Mishra.
Ndërsa Kryetari Haliti shtoi se investitorët e huaj mbrohen me ligj por se do ta këtë përkrahjen dhe gatishmërinë e Komunës së Vitisë në këto investime, duke përmendur disa nga fushat të cilat janë atraktive por edhe të nevojshme për investime në këtë komunë.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Indisë në Kosovë bënë të ditur se me 26 Janar do të mbahet një konferencë për shtyp ku do të filet më shumë rreth mundësive të investimeve në Kosovë, ata mandej e ka ftuar kryetarin Haliti që të marrë pjesë në këtë ngjarje. /2lonline/