SC Gjilanit ka triumfuar në ndeshjen e 29-të në Superligë, duke e mposhtur Prishtinën 2:1 në Gjilan. Ndeshja u shoqërua me tensione, kur në minutën e 50-të të takimit, portiere i Prishtinës, Visar Bekaj u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo bëri që ndeshja të marrë kahje tjetër, ndërsa në fund të takimit pati presione, fyrje e kërcënime për referin. Si rezultat policia ndërhyri me gaz lotsjellës për cka tre nga kampi i prishtinasve u desht të marrin ndihmë mjekësore.
Në ndërkohë ata tashmë janë larguar nga Emergjenca, duke u nisur për Prishtinë, ndërsa klubi kryeqytetas ka paralajmëruar largim nga garat e Superligës.
Pas takimit ka pasur përplasje verbale ndërmjet drejtuesve të FC Prishtinës dhe atyre të FC Dritës.
Siç thuhet në sajtin zyrtar të klubit kryeqytetas, delegati i këtij klubi, Bajram Sherifi, ka patur një konflikt verbal me drejtoin e FC Dritës, Valon Zymberin, ndërkohë që edhe është arresetuar.
“Arrestohet administratori i FC Prishtina, delegat pran FFK-se, Bajram Sherifi, pas duelit verbal me drejtorin e FC Drita, Valon Murseli ndaj te cilit nuk u mor asnje mase”, thuhet në kumtesën e FC Prishtinës.
Poashtu, aty u publikua reagimi tjetër:
Tensionet vazhduan edhe më vonë, teksa futbollistët e Prishtinës nuk mbajtën nervat, teksa demoluan dhomat e zhveshjes ku ishin të vendosur, pikërisht ato të FC Dritës, rivalit direkt për titullin kampion.