DYLON

SC Gjilani triumfon ndaj Prishtinës, ndeshje e tensionuar dhe me ndërhyrje policore

SC Gjilani triumfon ndaj Prishtinës, ndeshje e tensionuar dhe me ndërhyrje policore
Avatar photo Elife Sherifi

SC Gjilanit ka triumfuar në ndeshjen e 29-të në Superligë, duke e mposhtur Prishtinën 2:1 në Gjilan.

Ndeshja u shoqërua me tensione, kur në minutën e 50-të të takimit, portieri i Prishtinës, Visar Bekaj u ndëshkua me karton të kuq.

Menjëherë pas kësaj drame, Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 53-të me anë të Franc Veliut. Epërsinë e dyfishoi sulmuesi i talentuar, Gerhard Progni për 2:0 për të kuqtë nga Gjilani.

EkoHigjiena

Më tej, ndeshja kishte presione të vazhdueshme, por shifrat u ndryshuan në minutën e 81-të, kur Armend Thaqi shënoi gol të bukur për Prishtinën.

Ndeshja u mbyll me këtë rezultat, duke e dërguar Prishtinën në vendin e katërt, ndërsa tashmë pozita e dytë i takon Gjilanit.  Pas ndeshjes ka patur edhe incident, me ç’rast është lënduar kryetrajneri i kësaj skuadre, Armend Dallku nga spreji i Policisë dhe futbollisti i kësaj skuadre Lorik Boshnjaku.

Ata po trajtohen në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit.

Me fitoren e sotme skuadra e Gjilanit ngritet në kuotën e 58 pikëve, kurse ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Drenicës në shtëpi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.