Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, Organizatën e Veteranëve të Luftës, FSK-në e Policinë e Kosovës, kanë inaguruar pllakën përkujtimore pranë varrezave të dëshmorëve, në Kamenicë.
Inaugurimi i kësaj pllake është bërë për nder të “Epopesë së UÇK-së”, ku me këtë rast edhe janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
Kryetari Kastrati ka thënë se lirinë që po e jetojmë sot, e kemi falë gjithë luftëtarëve të lirisë.
“Ata dhanë gjithçka për atdheun. Veprat e tyre duhet të na shërbejnë si model për shtetndërtim e frymëzim për të punuar drejt”, ka thënë ai.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe me datën 07 mars 2020.
07.03.2020 ora 18:00
– Nata e Zjarreve – te Varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë.
DKRS dhe OVL fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.