Kryetari i komunës së Vitisë së bashku me ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku, janë pritur sot në një takim nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, ku është biseduar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, konkretisht për projektet e realizuara dhe ato që do të finalizohen në fshatrat Letnicë e Stubëll.
Imzot Dodë Gjergji, ka falënderuar Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht kryetarin Haliti dhe ministrin Zharku për projektin e asfaltimit në fshatin Stubëll të Epërme, si dhe për projektet tjera në këtë fshat dhe në Letnicë që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës për banorët e këtushëm.
Kryetari Haliti ka theksuar se do të vazhdoj të jetë i përkushtuar në realizimin e shumë projekteve në atë pjesë, në bashkëpunim me ministrin Zharku të cilin e falënderoj për bashkëpunimin e mirë që ka pasur deri më tani.