/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar për një rast “kanosje”, që sipas të dhënave të policisë ka ndodhur në fshatin Rogoqicë të Kamenicës. Ankuesi mashkull K-Shqiptar–imam në xhaminë e fshatit ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka kanosur përmjet rrjetit social Facebook. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/