Sot, kur nga kjo botë u nda Ilir Mustafa, Skofiari, dhe njeriu më i dashuruar në qytetin e tij Gjilanin.
Shkruan: Qazim A. Azizi.
Kishte një kohë të gjatë që Iliri me një vullnet të pashoq e kishte luftuar edhe sëmundjen e tij, dhe familjarët, shokët, miqtë dhe të gjitha ata që e njihnin për më rezistentin kishin besim që ai lehtësisht do ta kalonte këtë vështirësi jetësore, sepse ishin mësuar që ai vështirësinë ta shihte në sy, si trembej asnjëherë, i qeshte në fytyrë edhe dhimbjes.
Rrugën prej një njeriu të lirë siç edhe vet ishte I-lir, nuk e kishte të lehtë si edhe të gjithë patriotët, veprimtarët dhe shtetndërtuesit e Kosovës (e Iliri ishte i pasionuar për shtetin e tij).
Ai për këtë e bëri këtë rrugëtim të gjatë që nga rezistenca e parë si student, në auditoret e Fakultetit Juridik gjatë viteve “81, 82, pastaj në aktivitetin dhe organizimin e palodhshëm të viteve të “90-ta të gjithçkaje që ishte drejt lirisë dhe pavarësimit të vendit.
Gjilanasit, e të gjithë ata që një herë a kanë takuar, e njohën menjëherë rrezatimin prej njeriu të paepur për liri dhe drejtësi. Ishte Iliri ai, që jo vëtëm këtu në Kosovë, por,të drejtën e tij për të jetuar si qytetar i Europës së lirë e kërkoi edhe në Francë (nga gjysma e dytë viteve nëntëdhjetë)personalisht tregoi se çka do të thot njeri rezistues edhe kërkues i të drejtës elementare për njeriun, lirinë.E shokët, veprimtarët, miqtë por edhe “armiqtë”kishin respekt për Ilirin.
Latinët e vjetër,kur vdiste dikush, pyesnin:
A kishte pasion ky njeri ?
Nëse përgjigja ishte, po kishte pasion, ata thonin:
Ky njeri s’ ka vdekur, Iliri është njëri nga ta, njeri me pasion, ai s’ ka vdekur!