Boshllëkun e krijuar pas largimit të mbrojtësit Jamal Arago, skuadra e futbollit, “Drita”, ka arritur shumë shpejtë ta mbushë, pasi në radhët e saja ka afruar lojtarin, Tun Bardhoku.
Skuadra bardh e kaltër e “intelektualëve” gjilanas, ka siguruar shërbimet e Bardhokut për dy vitet e ardhshme, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit.
Ja postimi i tyre
Mirë se vjen Tun Bardhoku
Klubi jonë ka arritur që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbajxhan.
Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos.
Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
TUN BARDHOKU
FC DRITA