DYLON

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, temë kryesore e takimit Kurti – Gashi

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, temë kryesore e takimit Kurti – Gashi
Avatar photo Redaksia

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ishte tema kryesore e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, z. Agim Gashi.

Kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e politikave institucionale, përmes të cilave do të ketë trajtim meritor për familjet e të zhdukurve me dhunë, duke pasur prioritet ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë.

EkoHigjiena

Po ashtu, kryeministri Kurti falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti për mbështetjen e familjeve të personave të pagjetur.

Mes çështjeve të diskutuara ishte edhe databaza e shqiptarëve të arrestuar në Serbi si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për reformën e burgjeve në Kosovë.

Në takim të pranishëm ishin edhe znj. Martina Fava, Kryesuese e Grupit Punues për Persona të Zhdukur, znj. Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës, si dhe z. Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, njëherit kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.