Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka ripërsëritur apelin për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Instituti ka kërkuar që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm duke mbajtur distancën fizike dhe mbajtjen e maskave dhe duke pastruar duart me kujdes, 20-30 sekonda!
“Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike”, thuhet ttuje në apel.
Instituti kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm pasi koma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
“Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në fund të apelit.