(2L ONLINE) – Pas spekulimeve të ngritura nga asamblistët e opozitës, konkretisht atyre të PDK-së në Gjilan si dhe publikimit në disa media, rreth cilësisë së ujit të shumicës së shkollave të fshatrave të komunës së Gjilanit, gjoja se uji është jo i pijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin e fëmijëve, më duhet të them se kjo nuk qëndron ka thënë Ajvaz Beqiri, drejtori i shkollës fillore ”Vesel Muja” në Mihir
Sipas itj, në shkollën fillore “Vesel Muja” në Mihir, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (IKSH) në Gjilan ka marrë mostrat e ujit në shtator të këtij viti (2014) dhe deri më tani nuk është kthyer asgjë zyrtare tek ne, as në DKA në lidhje me gjendjen e ujit.
“Dua t`i njoftoj prindërit dhe opinionin se uji në të gjitha ato shkolla që kanë burim te puset, nuk është në nivelin e dëshiruar, për shkak të mos filtrimit të përhershëm dhe në mënyrë profesionale, por assesi nuk është në gjendjen çfarë është përshkruar këtyre ditëve. Ne rregullisht dezinfektojmë dhe hedhim klor në pusin nga furnizohet shkolla. Po ashtu pusi është pastruar detajisht gjatë muajit qershor 2014 dhe tani për tani mirëmbahet rregullisht nga shtëpiaku i shkollës”, ka thënë Beqiri.
Sipas tij, po ashtu në vendin ku gjendet pusi i shkollës, ekzistojnë dhjetëra puse private, prej të cilëve furnizohen shumica e familjeve të lagjeve Mihir dhe Gllamë të fshatit Bresalc. Kjo zonë është larg vendbanimeve dhe larg ujërave të zeza, krejtësisht e rrethuar nga tokat pjellore dhe të punuara përherë nga bujqit e fshatit.
“Pra qe 10 vjet prej ekziston kjo shkolle dhe që furnizohet me të njëjtin ujë, deri më tani nuk është vërejtur asnjë shenjë që ka dëmtuar apo rrezikuar shëndetin e nxënësve apo të qytetareve të këtyre lagjeve. Përfundimisht konstatojmë se ne rregullisht bëjmë mirëmbajtjen dhe klorimin e ujit të pusit të shkollës dhe deri më tani asnjëherë nuk kemi vërejtur elemente negative tek shëndeti i nxënësve”, thotë tutje drejtori Beqiri.
Sipas tij, përherë, edhe gjatë pushtetit të kaluar kanë kërkuar edhe tani kërkojnë që të përshpejtohet rregullimi i ujësjellësit në fshatrat Ponesh e Bresalc e në veçanti të bëhet lidhja e institucioneve me rëndësi të veçantë, siç janë shkollat dhe ambulancat e fshatrave dhe me pastaj të kenë ujë të një cilësie më të lartë për nxënësit dhe gjithë banorët e kësaj ane.
“Kujtoj që më së paku u bie të kritikojnë asamblistët e PDK-së, pasi ata kanë qenë në pushtet 8 vitet e kaluara dhe nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim e tani u paska dalë gjumi dhe gjoja se po u intereson shëndeti i nxënësve”, ka thënë ë fnd të reagimit Ajvaz Beqiri , drejtori i shkollës ”Vesel Muja” në Mihir /2L ONLINE/
/fotoilustrim/