Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se pas ndihmës dhe informatave të ofruar nga qytetarët identifikohet vozitësi i cili rrezikon komunikacionin me tejkalim në vijë të plotë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas pranimit të informacioneve relevente, sot me 07 korrik 2021 , është identifikuar nga ana e Policisë së Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan, vozitësi i automjetit i cili qartë shihet se rrezikon sigurinë në komunikacion duke bërë tejkalim në vijë të plotë, në fshatin Ramjan, Komuna Viti.
“Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj vozitësit. Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/