DYLON

Policia e FSK-ja, pjesë e kampingut të fëmijëve të kopshtit “Fjolla”

Policia e FSK-ja, pjesë e kampingut të fëmijëve të kopshtit “Fjolla”
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës bashkë me FSK-në, marrin pjesë në aktivitetet në kampingun e organizuar në fshatin Bukovik, bashkë me fëmijët e kopshtit “Fjolla”.

“Njësiti i policisë së Kosovës ,”Policia në komunitet” dhe ai sektorial sot me 07 qershor 2021 kemi qenë pjesë e kampingut të fëmijëve nga kopshti “Fjolla” në Gjilan. Kampingu veror është mbajt në fshatin Bukovik dhe është përcjellë me një sërë aktivitetesh sportive dhe lojëra me 60 fëmijët e këtij kopshti”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Ai tha se Policia e Kosovës dhe FSK- ja kanë realizuar disa nga aktivitetet e përbashkëta me këta fëmijë të cilët gjatë gjithë kohës janë ndier të kënaqur. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.