Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit me 11 gusht 2021 ka pranuar dëshmi lidhur me një kundërvajtje në trafik në aksin rrugor në hyrje të Vtisë.
Hashani tha se menjëherë janë marrë masat dhe veprimet policore ku kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik ku në bazë të dëshmive shihet qartë mjeti transportues duke qarkulluar pa e siguruar ngarkesën me mbulojë adekuate duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.
“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/