Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka pranuar informata, dërguar përmes rrugëve operative, lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihet vetura duke bërë tejkalim në vijë të plotë ku ka rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se menjëherë kanë pasuar veprimet policore dhe kanë rezultuar me identifikimin dhe rrjedhimisht shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor me 150 euro gjobë dhe konfiskim të patent shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj.
“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi hashani. /2LONLINE/