• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Gjermania e mbështet arsimin profesional në Kosovë
Nacionale

Gjermania e mbështet arsimin profesional në Kosovë

Redaksia 2LONLINE 28 Janar, 2022 4 minuta lexim
 Gjermania e mbështet arsimin profesional në Kosovë

Gjermania e mbështet arsimin profesional në Kosovë: 3 milionët e parë janë ndarë për bashkëpunimin në mes shkollave profesionale dhe ndërmarrjeve për të avansuar arsimin dual.

Në ceremoninë e ndarjes Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe Ambasadori Jörn Rohde paraqitën grantet e para të iu dorëzohen institucioneve të arsimit profesional dhe ndërmarrjeve, të cilat së bashku do të ofrojnë arsim të përshtatshëm profesional, gjatë të cilit nxënësit do të pajisen me shkathtësitë dhe kompetencat në përputhje me nevojat e tregut të punës. Këto bashkime institucionesh kanë aplikuar me sukses në kuadër të Fondit Rajonal të Sfidave (Regional Challenge Fund – RCF) që mbështetet nga Gjermania përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW.

Ambasadori Rohde theksoi:

“Fondi Rajonal i Sfidave është një promotor i shkëlqyeshëm e arsimit dual në Kosovë, i bazuar në modelin e suksesshëm gjerman. Për ekonominë e Gjermanisë bashkëpunimet e tilla të ngushta në mes të ndërmarrjeve dhe institucioneve të arsimit profesional mbeten esenciale. Ne e mbështesim bashkëpunimin në arsimin dual për të forcuar ekonominë e Kosovës dhe për të gjeneruar vende pune për të rinjtë në Kosovë.”

Thirrja e parë e Fondit Rajonal të Sfidave ka tërhequr 205 aplikime të bashkimeve të institucioneve të arsimit profesional nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër janë përzgjedhur gjithsej 37 projekte në thirrjen e parë, ndër to gjashtë aplikime të suksesshme nga Kosova. Bashkimet që i kanë fituar grantet do të marrin 3 milion euro grante për investime në pajisje, infrastrukturë dhe aktivitete të aftësimit në institucionet e arsimit profesional.

RCF së shpejti do të publikojë edhe thirrjen e dytë për propozime. Shkollat profesionale të interesuara dhe ndërmarrjet mund të gjejnë informata më të hollësishme në uebfaqen https://rcf-wb6.org. Fondi Rajonal i Sfidave është një institucion financiar i disejnuar për të rritur punësimit ndër të rinjtë dhe për të nxitur konkurrencën në mes ndërmarrjeve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. RCF është një iniciativë e Gjermanisë që implementohet nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW përmes fondeve në vlerë të përgjithshme prej 30.5 milion euro grante që janë të ndara nëpërmjet një procesi sfidues rajonal në disa thirrje për propozime brenda një periudhe pesëvjeçare. Forumi i investimeve i 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) është implementues i projektit. /2LONLINE/

Etiketat:Ambasadori Jörn Rohde Arbërie Nagavci arsimin profesional Gjermania Kosovë
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të

20 Maj, 2022
Gjilan

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

20 Maj, 2022
Nacionale

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj

20 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryesuesi i KPK-së, Maloku, pritet në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde

11 Maj, 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali

6 Maj, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim grupin prej 50 ndërmarrësish nga Gjermania

30 Prill, 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

26 Prill, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

25 Prill, 2022

Goditet grupi kriminal i cili bashkëvepronte në Shqipëri dhe Kosovë

20 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com