”Pas reshjeve të borës, rrugët e qytetit dhe ato të fshatrave të Komunës së Gjilanit janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve”, thonë drejtuesit e Drejtorisë për Shërbime Publike.
Sipas tyre, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me operatorin ekonomik janë angazhuar me kapacitete të plota në mënyrë që rrugët, sheshet e trotuaret të jenë të pastruara.
Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi thotë se ka dalë në terren jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës për të parë gjendjen e rrugëve.
Ai tregoi se pas reshjeve të dendura të borës, operatori ekonomik nga mëngjesi ka kryer pastrimin e rrugëve në komunën tonë.
“Gjatë vizitave në teren të gjitha rrugët janë të kalueshme, lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe njëkohësisht të na njoftojnë për vështirësitë në rrugët ku ata hasin”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi. /2LONLINE/