/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije për një rast të posedimit ilegal të substancës narkotike që është regjistruar në Gjilan. Sipas tij, në rrugën e Ferizajt, në Gjilan, hetuesit përkatës, kanë ndaluar veturën Golf 4 me targa 06-, vozitur nga i dyshuari, shqiptar kosovar, dhe pas dyshimit të bazuar, i njëjti është kontrolluar me qe rast në brendësi të veturës kanë qenë të fshehura 51.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroin.
“Pas kësaj, i dyshuari është shoqëruar për ne zyrat e hetuesisë përkatëse dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, ka thënë nënkolonel Azizi.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka vendosur që ndaj të caktuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës. /2L ONLINE/
fotoilustrim