Ylli portugez, Cristiano Ronaldo po kalon formë të mirë në kampionatin Italian me klubin Juventus, por rastësitë ndodhin.
Në ndeshjen Juventusit dhe Chievos, nga një goditje e Ronaldos kishte pësuar një tifoze, së cilës ia theu hunën.
Por, kjo nuk e ka shqetësuar shumë tifozen sa vet Ronaldon, i cili kërkim faljen e bëri me dhuratë.
Tifozja Elena Di Martino ka fituar dhuratë një ndeshje në Continassa me Cristiano Ronaldo dhe fanellën me numër 7 të nënshkruar prej portugezit.
Elena ka postuar dy foto në profilin e saj në “Facebook”, ku në njërin ka treguar me krenari fanelën e saj të dedikuar, teksa në tjerën shfaqet përkrah Cristiano Ronaldos.
“Dhurata ime për topin, një kampion në dhe jashtë fushës … CR7”.-shkruan tifozja.
Me këtë gjest, Ronaldo ka treguar edhe njëherë vlera të larta njerëzore, krahas tre pikëshit të fituar në ndeshjen Juventusit – Chievos, të cilën ‘Zonja e Vjetër’ e kishte fituar me rezultat 3-0.