/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije për një rast të posedimit ilegal të substancës narkotike.. Rasti është regjistruar në Kllokot.
“Është ndaluar vetura e tipit Mercedes me targa BU- dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri, në xhepin e tij të pantallonave është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike – Marihuanë. I njëjti është shoqëruar në stacionin policore, ku ka pranuar se substanca narkotike është e tij dhe se e ka për nevoja personale”, ka thënë nënkolonel Azizi.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.
Foto ilustrim